Lajme
Migros hedh në treg një linjë frutash dhe perimesh jashtë standardeve
Për të luftuar shpërdorimin e ushqimit, gjiganti zviceran i shitjes me pakicë Migros ka nisur të shesë të ashtuquajturat “perime të shëmtuara”. Javën e kaluar, kompania prezantoi linjën “Save Food”, e cila synon reduktimin e mbetjeve ushqimore. Frutat dhe perimet që nuk përmbushin standardet estetike ofrohen me çmim të zbritur. Aktualisht, oferta përfshin vetëm patatet, por në muajt në vijim pritet të zgjerohet edhe me produkte të tjera.
Migros kishte tregtuar edhe më herët produkte ushqimore që nuk plotësonin kriteret vizuale, veçanërisht përmes markës së saj M-Budget. Me linjën “Save Food”, kompania e çon këtë iniciativë një hap më tej. Në paketim theksohet qartë natyra “ndryshe” e produkteve.
Sipas njoftimit për shtyp të kompanisë, këto produkte “mund të ndryshojnë nga ato standarde për shkak të formave të parregullta, madhësisë më të vogël apo dëmtimeve nga moti. Megjithatë, cilësia e tyre mbetet e njëjtë”.
Konkurrenti i saj, Coop, prej vitit 2013 shet fruta dhe perime jashtë standardeve përmes markës së vet Ünique. Ndërsa Lidl ofron qese kundër shpërdorimit me çmim 5 franga, të cilat mbushen me produkte ende të konsumueshme, por me pamje të dëmtuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











