Lajme
27 shtetet anëtare të BE-së synojnë të nënshkruajnë paketën e marrëveshjeve me Zvicrën
27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) miratuan të mërkurën, në nivel diplomatik, nënshkrimin e paketës së marrëveshjeve me Zvicrën. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka dhënë ende autorizimin e tij zyrtar për nënshkrim.
Të mbledhur në Bruksel, përfaqësuesit e përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në kuadër të Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ia përcollën paketën “Marrëveshjet Dypalëshe III” instancës më të lartë vendimmarrëse. Çështja ishte përfshirë në rendin e ditës nën pikën “Çështje pa debat”.
Megjithëse Coreper konsiderohet një organ me ndikim, ai nuk merr vendime formale. Tashmë çështja do të shqyrtohet në një mbledhje ministrore për miratimin zyrtar të nënshkrimit, hap që pritet të ndërmerret gjatë muajit shkurt.
Presidenca qipriote e BE-së i kushton rëndësi të veçantë kësaj pakete marrëveshjesh, bëri të ditur një zëdhënës. Sipas tij, synohet ndërtimi i një BE-je “më të fortë dhe më autonome”, e cila “mbetet e hapur” ndaj botës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













