Muzikë
Festa Kombëtare e Kosovës u festua në Linz, në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat”
Diaspora shqiptare në Linz festoi Festën Kombëtare të Kosovës në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat”
Para një publiku solid në sallën e madhe tê Shtëpisë së Kulturës u festua festa 17 Shkurtit. Programi festiv u organzua nga mësuesi Izri Rexha, kurse në organizim morën pjesë koreografja z. Suzana Murati, mësueset z. Albiana Syla, z. Valbona Krasniqi dhe Moderatorja z. Lisa Gashi. Në program morën më shumë se tridhjet nxënës të cilët e emocionuan publikun më recitimet e tyre e veçmas me pesë valle mbresëlënse artistike dhe pesë këngë të kënduar plot melodi, që gjatë interpretimit publiku pa rreshtur duartrokiti, shkruan albinfo.at.

Eventin e bëri edhe më interesant prania e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit nga Kosova zonja Besarta Balaj dhe zotëri Fetah Kosum. Ata e përshëndetën publikut me fjalët e bukura nga Kosova duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Diasporë. Të pranishëm në sallë ishin Shoqata Dardania dhe Bashkimi, ku treguan se uniteti në festime të tilla është i domosdoshëm.
Pas fjalës përshëndetëse të profesorit Rexha, publiku për pak kohë pa një filmë nga gazetari gjerman Peter Sholl i emërtuar Nato në Ballkan ku përshkruhet eksodi i shqiptarëve dhe intervenimi i Natos.
Ajo që ishte më e rëndësishëm në këtë manifestim qenë emocionet e ndezura të nxënësve dhe të prindërva nga pikat e interpretuara artisikisht në këtë program , qe te ne thotë një fjalë popullore ,, Mos raft me u harrue’‘. Shpresoj që në të ardhmen komuniteti shqiptar jo vetëm në Linz por edhe në të gjitha qytetet e republikave tjera të Austrisë të mbajnë evente të tilla, ashtu do të frymon më gjallë kultura shqiptare në diasporë.
Autor Izri Rexha
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres














