Lajme
Shtetësi pas vdekjes: Kantoni Thurgau i jep nënshtetësi një personi të ndjerë
Gabim administrativ në Thurgau: nënshtetësi edhe për një person të ndjerë
Një rast i pazakontë është regjistruar në Thurgau, ku parlamenti kantonal ka miratuar dhënien e shtetësisë zvicerane për një person që kishte ndërruar jetë para përfundimit të procedurës së natyralizimit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë seancës së së mërkurës, parlamenti i Thurgaut miratoi në mënyrë kolektive natyralizimin e 140 aplikantëve, mes të cilëve rezultoi të ishte edhe një kandidat që nuk ishte më gjallë. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një burrë 77-vjeçar, identiteti dhe shtetësia e mëparshme e të cilit nuk janë bërë publike, i cili kishte ndërruar jetë më 9 janar.
Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ka ndodhur ky gabim administrativ. Sipas raportimeve mediatike, mbetet e paqartë pse kandidati i ndjerë nuk u hoq nga lista e natyralizimit, pavarësisht se vdekja e tij ishte raportuar zyrtarisht pranë institucioneve përkatëse.
Autoritetet kantonale nuk kanë dhënë ende një shpjegim të detajuar për këtë lapsus procedural, ndërsa pritet që çështja të shqyrtohet nga strukturat administrative për të kuptuar dështimin në koordinim dhe për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe mediatike në Zvicra, duke nxitur debat mbi transparencën dhe saktësinë e procedurave të natyralizimit në nivel kantonal.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”









