Kosova
Rama – Trumpit për Gjykatën Speciale: Për hir të Zotit, të bëjmë diçka para se shumë gjëra të këqija të ndodhin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë të Bordit të Paqes për të kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.
“Lidershipi i presidenti Trump gjatë mandatin të tij të parë ka sjellë Kosovën dhe Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje të paqes. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht që të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruajë atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump dhe kjo ka qenë vepër e prokurorit ‘sikario’ që iu vu pas vet presidentit Trump vet dhe për të është bërë botërisht i famshëm”, deklaroi Rama, duke shtuar se Thaçi po mbahet 6 vjet na paraburgim në Hagë padrejtësisë dhe tha se kërkesa e Prokurorisë atje për ta burgosur për 45 vjet dërgoi valë shoku, transmeton albinfo.ch.
“Sot, presidenti i Kosovës tani ka kaluar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të. Një kërkesë që dërgoi valë tronditjeje poshtërimi nëpër një komb të tërë që kërkon paqe. Në këtë moment, vetëm pak muaj qëndrojnë mes njeriut që u ngrit nga rezistenca për spastrim etnik që të bëhet paqebërës dhe potencialisht te një rezultat shkatërrues në gjykatën që deri më tani ka dështuar në çdo hap që t’i mbajë standardet e drejtësisë demokratike. Për hir të zotit, z. president le të bëjmë dicka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, tha Rama.
Ai ka konfirmuar se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë dhe ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj iniciative.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror












