Lajme
E konfirmon Komisioni Evropian: Kosova ka të drejtë për parafinancim mbi 60 milionë euro nga Plani i Rritjes
Zyrtarë të Komisionit Evropian e kanë konfirmuar se pas miratimit të marrëveshjeve të domosdoshme në Kuvend për Planin e Rritjes, Kosova ka të drejtë të marrë mjetet e parafinancimit.
Bëhet e ditur se Kosova tashmë ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7 për qind të shumës totale të parashikuar në kuadër të këtij instrumenti.
“Tani që marrëveshjet e lidhura me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes janë ratifikuar, Kosova ka të drejtë të marrë parafinancimin. Sapo këto ligje të shpallen zyrtarisht dhe t’i komunikohen Komisionit, dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme, mund të bëhet lirimi i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian, raporton rtk, transmeton albinfo.ch.
Kosova nga Plani i Ri i Rritjes përfiton rreth 880 milionë euro teksa mjetet e parafinancimit, për të cilat Kosova ka të drejtë t’i marrë menjëherë, janë në shumë prej mbi 60 milionë eurosh.
Parakushtet që vendi duhet t’i përmbushë tutje për marrjen e mjeteve financiare nga Plani Evropian i Rritjes, krahas reformave të nevojshme, përfshijnë stabilitetin makroekonomik, menaxhimin e shëndoshë të financave publike, transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit, mbrojtjen dhe respektimin e mekanizmave demokratikë, si dhe angazhimin konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Siç u shpjegua jozyrtarisht, shuma e parafinancimit në vlerë prej 7 për qind të vlerës totale është në dispozicion për secilin vend përfitues. Pagesat e tjera bëhen pasi të vlerësohen kushtet e përgjithshme dhe kjo vlen për secilën pagesë të bërë. Procedurë e njëjtë vlen për secilin vend përfitues të rajonit.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”













