Muzikë
Nxënësit e LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih festojnë 17 Shkurtin
Nxënësit e LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Më 17 shkurt, nxënësit e shkollës shqipe LAPSH Cyrih, së bashku me mësuesit Naser Ulaj dhe Elfete Hasi, morën pjesë në një program të veçantë në Albradio, nga ora 15:30 deri në 16:15, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Emisioni i udhëhequr nga moderatori Veton Dizdari shënoi një moment të veçantë për nxënësit e LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih, duke festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur artistik dhe kulturor. Emisioni filloi me prezantimin e dy nxënëseve, Lejla dhe Sara, të cilat interpretuan mjaftë bukur këngët Live “Mora fjalë” dhe “Duaje Atdheun tënd”, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese për të gjithë dëgjuesit.
Pas tyre, u prezantuan edhe nxënëset tjera, të cilat kishin përgatitur vjersha ekskluzivisht për këtë emision. Rigesa dhe Aldea recituan “Toka e jonë”, ndërsa Sara recitoj vjershën 17 shkurti, pastaj Rigesa interpretoi edhe një vjershë “Shqiptar jam e shqip nuk di”, e cila solli mjaft emocione në studio. Ndërsa në fund vogëlushja pesëvjeçare, Loreta, recitoi vjershën “Gjuha e jonë”, duke treguar talentin e saj që në moshë të hershme. Të gjitha interpretimet u pritën me entuziazëm nga stafi i radios dhe dëgjuesit, duke dëshmuar përkushtimin e nxënësve, edhe pse ishin në pushime dimërore, ishin të gatshëm për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.
Mësuesja Elfete Hasi foli për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe në kantonin e Cyrihut, duke ndarë përvojat, sfidat dhe arritjet e këtij procesi. Ajo theksoi se numri i nxënësve është i kënaqshëm dhe se materialet mësimore nuk janë të mjaftueshme për të gjithë nxënësit, ne punojmë për të pasur një proces mësimor cilësor dhe të vazhdueshëm.
Ndërsa, kryetari i LAPSH “Naim Frashëri” Cyrih Naser Ulaj , theksoi rëndësinë e përkushtimit për të ruajtur gjuhën shqipe ndër breza. Ai përmendi studimet që janë bërë në Cyrih, tregojnë se nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën amtare arrijnë rezultate më të mira në shkollë dhe zhvillim më të mirë profesional se ata që nuk e ndjekin këtë mësim. Ai u bëri thirrje për ta mësuar dhe ruajtur gjuhën shqipe, duke i inkurajuar nxënësit të jenë krenarë për identitetin dhe traditat e tyre, si dhe për të vazhduar angazhimin për kulturën dhe historinë e kombit.
Ai theksoi se LAPSH “Naim Frashëri” për kantonin Cyrih kontribuon në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare ndër breza, duke i bërë nxënësit pjesë aktive të identitetit të tyre kombëtar në mërgatë.
E-Diaspora
-
Itali
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Ambasada e Kosovës në Itali organizon shfaqjen e filmit “CIRKU FLUTURUES” për Ditën e Pavarësisë... -
Britani
Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” feston 17 Shkurtin në Liverpool -
Gjermani
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me pritje zyrtare në Düsseldorf -
Pozimi i kryeparlamentarit austriak me Elvana Shalën ngjall zemërimin serb -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau Thurgau: kufizimet për ujin e pijshëm hiqen pjesërisht në Stettfurt... -
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash -
Zvicër: Një i vdekur pas ortekut në zonën e skijimit Savognin -
Pagat minimale në Gjenevë dhe Neuchâtel mund të mbeten -
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë












