Integrimi
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Nga inxhiniere elektrike në lidere të projekteve Datacenter, historia e Entela Zhutës tregon se përkushtimi mund të ndërtojë ura mes kulturave dhe kontinenteve
Këtë herë, revista Albinfo.ch ju prezanton një tjetër histori suksesi, një shqiptare me bagazh të lartë shkollimi, etike e pune.
Bëhet fjalë për Entela Zhutën, një shembull i shkëlqyer i një shqiptareje që është rritur dhe shkolluar në Shqipëri, dhe sot është një emër suksesi në një nga kompanitë më të fuqishme në Zvicër “Schneider Electric AG” në fushën e Energjisë dhe IT-së.
Fillimet në Shqipëri dhe rritja profesionale
Entela Zhuta kreu studimet në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që në fillim, pasioni i saj për teknologjinë dhe zgjidhjet inovative e dalloi nga të tjerët. Pas përfundimit të studimeve universitare, ajo iu drejtua sfidave profesionale në Shqipëri dhe Kosovë, duke ndërtuar bazën e karrierës së saj të hershme.
Pas disa viteve si inxhiniere në industrinë e çimentos, Entela u shqua për aftësitë e menaxhimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ajo mori rolin Menaxhere Shitjesh dhe Konsulente Projektesh për kompani gjermane dhe austriake, duke kombinuar njohuritë teknike me aftësitë e biznesit.
Studimet e mëtejshme në MBA në Universitetin Mesdhetar të Tiranës i dhanë Entelës mjetet për të menaxhuar projekte komplekse dhe ekipe ndërkufitare, duke i hapur rrugën për suksesin ndërkombëtar.
Zvicra, pikënisja e një rrugëtimi të ri mes integrimit dhe sfidave
Në vitin 2020, Entela u zhvendos në Zvicër, ku filloi punën si Sales Technical Manager në një kompani ndërkombëtare.
Integrimi në një treg të ri dhe shumëgjuhësh ishte sfidues, por Entela shfrytëzoi njohjen e katër gjuhëve të huaja, përfshirë tri gjuhët zyrtare të Zvicrës, dhe aftësinë për të mësuar shpejt, duke fituar respektin dhe besimin e kolegëve dhe klientëve.
Sot, Entela është Account Manager për Datacenter Ecosystems në Schneider Electric AG, ku koordinon dhe mbështet inxhinierët elektrikë në të gjithë Zvicrën. Ajo ofron zgjidhje inovative për qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën IT, duke bashkuar aftësitë teknike, menaxheriale dhe komunikative në një rol kyç.
Përtej karrierës, Entela është aktive në AES-it, Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër, duke ofruar përvojën dhe energjinë e saj për të mbështetur komunitetin e inxhinierëve shqiptarë.
Në jetën personale, ajo është e pasionuar pas sporteve si tenisi dhe noti, duke treguar se energjia dhe përkushtimi i saj nuk kanë fund.
Entela Zhuta është më shumë se një profesioniste e suksesshme. Ajo është një figurë frymëzuese në rrjetëzimin e grave të diasporës, një dëshmi se pasioni, puna e palodhur dhe bashkëpunimi ndërkombëtar krijojnë ndikim të vërtetë. Profili i saj tregon se talenti i shqiptarëve mund të shkëlqejë kudo në botë.
Aftësitë teknike, menaxheriale dhe komunikuese, në një person
Sot, Entela është Account Manager për Datacenter Ecosystems në Schneider Electric AG, ku koordinon dhe mbështet inxhinierët elektrikë në të gjithë Zvicrën. Ajo ofron zgjidhje inovative për qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën IT, duke bashkuar aftësitë teknike, menaxheriale dhe komunikative në një rol kyç.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT Nga inxhiniere elektrike në lidere të projekteve Datacenter, historia e Entela Zhutës tregon se përkushtimi mund... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit -
Londër
Londra nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike -
Romë
Ambasada e Kosovës në Romë shënon 18-vjetorin e Pavarësisë -
Japoni
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT Nga inxhiniere elektrike në lidere të projekteve Datacenter, historia e Entela Zhutës tregon se përkushtimi mund... -
Engineers’ Day në EPFL: Një urë mes studentëve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit -
Kjo është data për referendumin mbi propozimin anti-imigracion -
Kantoni zviceran synon të heqë tarifat e natyralizimit për të rinjtë











