Lajme
Të paktën 12 të vdekur për shkak të sulmeve izraelite në Liban
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 24 u plagosën, në mesin e të cilëve tre fëmijë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze.
Dy persona të tjerë u vranë nga një sulm izraelit më herët në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Sidonit, raportoi AP, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, zyrtarët izraelitë thanë se kishin goditur “qendrat e komandës” të grupit militant libanez Hezbollah në Luginën Bekaa teksa ushtria izraelite tha se goditi një “qendër komande të Hamasit” në kampin Ein el-Hilweh.
Ndryshe, sulmet vijnë në një moment tensionesh të intensifikuara në rajon, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar të godasin Iranin, nëse negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit dështojnë të prodhojnë një marrëveshje.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












