Lajme
Grevë në transportin publik në Gjermani, ndërpritet qarkullimi i autobusëve, tramvajve dhe metrove
Sindikatat paralajmërojnë ndërprerje nga 27 shkurt deri më 29 shkurt në Berlin dhe 13 qytete të Bavarisë
Sindikatat e transportit publik në Gjermani kanë shpallur një grevë paralajmëruese që pritet të ndikojë ndjeshëm në trafikun lokal në të gjithë vendin. Greva do të nisë mëngjesin e të premtes, më 27 shkurt, dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e të dielës, më 29 shkurt, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, autobusët, tramvajet dhe metrotë nuk do të qarkullojnë, duke shkaktuar vështirësi për punëtorët, nxënësit, studentët dhe të gjithë udhëtarët që përdorin transportin publik.
Aktualisht, greva është konfirmuar për kryeqytetin Berlin dhe 13 qytete në Bavaria, përfshirë: Münich, Nürnberg, Fürth, Augsburg, Regensburg, Ingolstadt, Bamberg, Passau, Landshut, Schwabach, Bayreuth, Schweinfurt dhe Dachau.
Autoritetet paralajmërojnë se lista e qyteteve të prekura mund të zgjerohet, dhe qytetet e tjera do të njoftohen më vonë. Udhëtarët këshillohen të planifikojnë rrugët e tyre me kohë dhe të përdorin alternativa të transportit gjatë fundjavës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













