Lajme

Dobësimi i dollarit nuk ndal valën e turistëve amerikanë drejt Zvicrës

Edhe pse frangu është i fortë kundrejt dollarit dhe zviceranët po udhëtojnë më pak drejt SHBA-së, amerikanët vazhdojnë ta zgjedhin Zvicrën si destinacion të preferuar

Dobësimi i dollarit amerikan dhe kursi jo i favorshëm i këmbimit mes frangut zviceran dhe dollarit nuk e kanë zbehur interesimin e turistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vizituar Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që gjithnjë e më pak zviceranë po udhëtojnë drejt SHBA-së, fluksi i vizitorëve amerikanë në Zvicër mbetet i lartë. Brenda dhjetë viteve të fundit, numri i turistëve nga SHBA-ja është më shumë se dyfishuar.

Sa i përket qëndrimeve me netë fjetjeje, SHBA-ja renditet tashmë shumë pranë vendit të parë, që mbahet nga Gjermania, e cila tradicionalisht sjell numrin më të madh të vizitorëve të huaj në Zvicër.

Sipas të dhënave të Tourism Monitor Switzerland, turistët amerikanë shquhen edhe për besnikërinë ndaj destinacionit: mbi 10 për qind e tyre e kanë vizituar Zvicrën më shumë se pesë herë.

Këto shifra konfirmojnë se Zvicra vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët amerikanë, pavarësisht sfidave valutore.