Lajme
Ish-këshilltari i qeverisë së Cyrihut, Christian Huber, ka ndërruar jetë.
Ndërron jetë ish-ministri i Financave i Zürich, Christian Huber
Politikani i dikurshëm i SVP u tërhoq nga posti në vitin 2004 pas përplasjeve me udhëheqjen e partsë, përcjell albinfo.ch.
Ish-anëtari i Qeverisë së Kantonit të Cyrihut, Christian Huber, ka ndërruar jetë të dielën e kaluar në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij për gazetën Tages-Anzeiger, shkruan srf.
Huber ishte rritur në Cyrih dhe kishte studiuar drejtësi në të njëjtin qytet. Gjatë karrierës së tij shërbeu si prokuror, gjyqtar i lartë dhe president i Gjykatës së Jurisë. Ai u bë i njohur për publikun e gjerë kur drejtoi procesin gjyqësor ndaj autorit të krimeve seksuale, René Osterwald.
Në vitin 1999, Huber u zgjodh në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut si përfaqësues i SVP, ku për gjashtë vite mbajti postin e drejtorit të Financave. Qëndrimin e tij politik e përshkruante si liberal-konservator.
Dorëheqja pas përplasjeve me partinë
Në shtator të vitit 2004, ai njoftoi papritur dorëheqjen, duke përmendur konflikte me udhëheqjen e partisë. Në atë kohë, Huber theksonte se nuk kishte problem me partinë si të tillë dhe se mbështeste programin e saj, por shtonte: “Kam probleme me udhëheqjen e partisë.”
Gjatë mandatit të tij, tensionet me drejtuesit e partisë ishin shtuar për shkak të dallimeve në konceptimin e rolit politik. Sipas raportimeve të asaj kohe, deklaratat e dy deputetëve kantonalë të SVP-së, Alfred Heer dhe Claudio Zanetti, të cilët kërkuan uljen e pagave të anëtarëve të qeverisë, ishin ndër faktorët që çuan përfundimisht në vendimin e tij për t’u tërhequr.
Me ndarjen nga jeta të Christian Huber, skena politike e Cyrihut humb një figurë që për vite me radhë ka ndikuar në politikën financiare të kantonit.
E-Diaspora
-
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo Isabel Eve ngjitet në skenën prestigjioze të Arena di Verona në një event të prezantuar nga... -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027














