Lajme
ETH Zürich investon në softuer të ri kundër plagjiaturës
Lufta ndaj mashtrimit akademik: ETH Zürich kërkon zgjidhje të re digjitale
ETH Zürich ka hapur një tender për furnizimin me një softuer të ri për kontrollin e plagjiaturës, pasi zgjidhja e deritanishme ka tejkaluar kufirin e lejuar të kostos. Njoftimi është publikuar në platformën federale të prokurimeve Simap, përcjell albinfo.ch.
Universiteti përballet çdo vit me disa dhjetëra raste të dyshuara për mashtrim akademik, çka e bën të domosdoshëm përdorimin e mjeteve digjitale për krahasimin e teksteve. Këto softuerë analizojnë punimet e studentëve dhe identifikojnë ngjashmëri me publikime të tjera ekzistuese.
Edhe pse teknologjia nuk zbulon çdo rast, ajo ka ndihmuar shpesh në evidentimin e skandaleve akademike. Në vitet e fundit, raste të tilla kanë tronditur edhe Gjermania, ku disa figura politike janë përballur me akuza për plagjiaturë në disertacionet e tyre doktorale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën: Të paraburgosurit iu mohua e drejta të shihte lindjen e fëmijës Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se Zvicra shkeli të drejtën për jetën familjare... -
Bazeli rekruton shtetas të huaj me vizën B për trajnim policor -
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën?














