E-Diaspora
Mediet gjermane kërkojnë ndihmë për Baki Hajzerin
Gazeta gjermane tz.de ka vizituar Bakiun në njërin nga spitalet e Munihut, ku ai prej javësh po qëndron i shtrirë, shkruan “Albinfo.ch”
Rasti i Baki Hajzerit nga Podujeva, i cili është i shtruar në klinikat gjermane dhe pret transplantimin e palcës kockore, ka prekur edhe mediet gjermane, të cilat kërkojnë të ndihmojnë për t’ ia shpëtuar jetën e tij. Atij i duhen afro 300 mijë euro për shërim.
Shitja e të gjitha gjërave që kishte familja Hajzeri nuk janë të mjaftueshme për të përballuar shumën e kërkuar nga spitali gjerman për t’ia bërë transplantimin e palcës kockore Baki Hajzerit nga Podujeva.
I dobët në shëndet, Baki Hajzeri është i shtrirë në shtrat. Fytyra e tij është e zbehtë. Në krahun e djathtë ai e ka të vendosur një gjilpër të infuzionit. Kush dëshiron ta vizitojë atë, duhet të veshë kostum mbrojtës. “Nëse ai nuk merr terapi, mund të vdesë” , thotë prof.dr. Hiddemann nga klinika Grosshadern në Munih. Çdo infeksion mund të thotë vdekje për 20-vjeçarin nga Kosova. Ai vuan nga një sëmundje e rrallë, e quajtur anemi aplastike”, raporton “tz.de”, përcjell “albinfo.ch”.
Gazeta gjermane shkruan se po të ishte në Kosovë, Bakiu tashmë do të ishte i vdekur. Mjekët atje nuk kanë mundësi për ta shëruar këtë sëmundje. Te sëmundja anemi aplastike trupi nuk prodhon shumë qeliza të gjakut. Javën e kaluar ai u desh të qëndrojë në koma, por për fat të mirë mjekët arritën ta rikthejnë edhe një herë në jetë.
Mënyra e tij e vetme për të shpëtuar është transplantimi i palcës kockore. “Duhet pasur kujdes të madh, sepse një gabim mund të kushtojë me jetë”, ka thënë mjeku i klinikës.
Ëndrra e Bakiut është të punojë në një bankë. Në Kosovë ai kishte filluar edhe studimet. Ai kishte një jetë të lumtur, por papritmas gjendja e tij u keqësua. “Ai nuk hante asgjë. Ishte i lodhur dhe sytë e tij u bënë të verdhë”, thotë vëllai i tij, Ximi, i cili së bashku me nënën Sadijen kanë udhëtuar nga Kosova për në Gjermani për t’i qëndruar afër Bakiut. Ata po qëndrojnë të xhaxhi i tij në Rosenheim.
Xhaxhai i ka dërguar bashkëshorten dhe fëmijët në pushim në Kosovë vetëm që të këtë mundësi për të strehuar në banesë të afërmit e tij. Në Kosovë familja kishte një shtallë, të cilën e shitën për t’ i dalë në ndihmë djalit të tyre. Por, as këto nuk ishin të mjaftueshme për të bërë shërimin e tij, pasiqë transplantimi i palcës kockore kushton afërisht 300 mijë euro, e që familja e tij nuk i ka, njofton “albinfo.ch”.
Duke mos pasur mundësi të tjera për të mbledhur paratë e nevojshme, familja Hajzeri kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe me anë të facebookut, por edhe të medieve kosovare. Këtë kërkesë e kishte vrejtur edhe Emin Behramaj, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Fatimen, vendosën që menjëherë t’ i dalin në ndihmë.
“Gruaja ime qante kur dëgjoi për fatin e tij”, ka thënë Emini. Për të dytë është e qartë: “Ne duhet të bëjmë diçka. Secilit prej nesh mund t’i ndodhë i njëjti fat”, pohon Emini. Ai arrin të mbledhë 5 mijë euro dhe hap një llogari bankare për të ndihmuar të riun nga Kosova.
Deri më tash është mbledhur pothuajse gjysma e shumës së kërkuar. Nëse shuma arrihet të mblidhet, atëherë mund të kryhet edhe transplantimi. Derisa u ndamë, Bakiu qeshte, duke mos humbur shpresat për ta mposhtur këtë sëmundje dhe për t’ iu rikthyer sërish jetës normale.
Spendenkonto: Baki Hajzeri, Deutsche Bank, IBAN: DE23 700 700 240 220 4444 04; BIC: DEUTDEDBNUC
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese Studiues zviceranë dhe amerikanë kanë përdorur të dhëna nga radarët e motit për të vlerësuar numrin... -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024










