Lajme
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?
Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë pësuar rritje që nga fillimi i konfliktit në Iran, duke reflektuar ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një analize të organizatës së automobilistëve TCS, çmimet aktuale janë më të larta krahasuar me fundin e muajit shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën sulme ajrore në rajon.
Për të vlerësuar situatën, TCS analizoi çmimet në rreth 3,200 pika karburanti në të gjithë Zvicrën. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar nafta, e cila është shtrenjtuar me 8.6 për qind, duke arritur në rreth 1.90 franga për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 3.7 për qind dhe aktualisht kushton rreth 1.70 franga për litër.
Edhe benzina pa plumb 98 ka shënuar një rritje më të moderuar, me një shtim prej 3.4 për qind për litër.
E-Diaspora
-
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud Në komunën e Villeneuve, në kantonin Vaud të Zvicrës, dy përfaqësues të komunitetit shqiptar janë rizgjedhur... -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve
Jeta në Zvicër
-
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud Në komunën e Villeneuve, në kantonin Vaud të Zvicrës, dy përfaqësues të komunitetit shqiptar janë rizgjedhur... -
Zvicër: Sportet dimërore i mbajnë helikopterët të zënë -
Radarët në rrugët e Zvicrës: bankomat për shtetin apo shpëtim jete? -
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët -
Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër












