E-Diaspora
Vdes polici gjerman në aksident, po shoqëronte shqiptarin për ta kthyer në Shqipëri
Dy policë gjermanë nga Baden-Württemberg e kishin për detyrë që me veturën zyrtare të policisë Mercedes Vito ta shoqëronin një shqiptar deri në aeroport, i cili duhej të kthehej për në Shqipëri.
Gjatë udhëtimit të tyre, afërsisht rreth orës 6.50 minuta të ditës së hënë, në autostradën 5 në Zeppelinheim, afër Neu Isenburg të Gjermanisë, vetura e policisë godet nga prapa një kamion, i cili transportonte shtylla të çelikut, raporton bild.de, transmeton albinfo.ch.
Nga goditja e tmerrshme e aksidentit shtylla shpon xhamin e përparmë të veturës dhe e godet kokën e policit, i cili ngiste veturën. Nga plagët e marra polici gjerman (45-vjeçar) nuk arrin të mbijetojë.
Plagë të rënda, por për fat të mirë jo vdekjeprurëse, ka marrë edhe kolegu i tij që ishte afër, ndërsa më lehtë ka shpëtuar shqiptari 33-vjeçar, i cili ishte i ulur në karriget e pasme të veturës. Të aksidentuarit u dërguan menjëherë për në spital. Në anën tjetër, shoferët e kamionit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, njofton albinfo.ch.
Siç ka njoftuar policia gjermane, ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij aksidenti tragjik.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












