Lajme
Vernissage i ekspozitës personale “Gruaja Matrioshkë” të R.C. Anaider
Më 23 prill 2026, në Galerinë Moshek në Clarens, do të mbahet vernissage i ekspozitës personale të artistes shqiptare R.C. Anaider me titull “Gruaja Matrioshkë”, ku do të prezantohet koleksioni më i ri i pikturave, i frymëzuar nga romani me të njëjtin titull.
Ky cikël artistik sjell figurën femërore si një matrioshkë simbolike, të përbërë nga shtresa të shumta që hapen njëra pas tjetrës, duke reflektuar fazat e ndryshme të jetës së gruas. Përmes veprave, ekspozita eksploron kujtesën, dhimbjen, transformimin, ëndrrat dhe heshtjet që ndërtojnë identitetin femëror.
Vernissage (hapja e eskpozitës) do të shoqërohet me aperitiv si dhe takim me artisten.
Data: 23 prill 2026
Ora: 18:00
Vendi: Galeria Moshek, Rue du Lac 44, 1815 Clarens–Montreux, Zvicër
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Prill 2026
- Ora18:00
- LokacioniClarens (VD)
- Data e përfundimit26 Prill 2026 - 20:00
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s Në Moutier kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të bërë falas ndërrimin e targave të... -
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën













