Lajme
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues në skenën ndërkombëtare shkencore
Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj shkencore, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare, shkruan albinfo.ch.
Ky çmim jepet nga Geological Society of America për prezantimin më të mirë nga një student doktorature, në kuadër të Lunar and Planetary Science Conference, e cila këtë vit u mbajt në Texas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ngjarje shkencore me përmasa globale morën pjesë mbi 2000 studiues dhe ekspertë nga e gjithë bota, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë dhe këtë vlerësim edhe më domethënës.
Suksesi i Hysenit konsiderohet një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional, duke dëshmuar potencialin e saj të lartë në kërkimin shkencor dhe në fushën e studimeve planetare.
Njëkohësisht, ky vlerësim përfaqëson edhe një arritje të rëndësishme për Kosovën, pasi kontribuon në promovimin e vendit në skenën ndërkombëtare të shkencës dhe inovacionit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













