Lajme
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi
"Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes së komuniteteve arbëreshe në Itali"
Komuna Piana degli Albanesi (Hora e ARbëreshvet) po përgatitet të përjetojë një moment krenarie të madhe dhe njohjeje kulturore.
Të shtunën 4 prill, ora 16:00, në Dhomën e Këshillit, Administrata Komunale do të ketë nderin t’i përcjellë titullin Qytetari Nderi Prof. Rexhep Rifatit”, shkruan në një postim të tij në fb kryetari i Komunës së përmendur, Rossario Petta, transmeton albinfo.ch.
“Me propozim të kryetarit të bashkisë, Presidentit të shoqatës Mondo Albanese Giuseppe Schirò Di Maggio dhe Presidentit të Proloco Piana @TAG, këshilli bashkiak e votoi njëzëri një nder të tillë.
“Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes së komuniteteve arbëreshe në Itali. Përmes shkrimeve dhe botimeve të tij të çmuara, Prof. Rifati arriti të tregojë historinë e shqiptarëve në Evropë dhe botë, duke festuar rrënjët dhe identitetin tonë me ndjeshmëri dhe mjeshtëri”, thuhet tutje në postim.
Në vazhdim, z. Petta shkruan: “Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni për të bërë homazhe për një njeri që ka bërë narracionin e vendit tonë dhe komuniteteve arbëreshe në Itali mision të tij.
Në përmbyllje të aktivitetit do të ketë një performancë nga Ansambli i valleve “Hyjnesha”, i drejtar nga Xhejlan Raça.
Rexhep Rifati është gazetar veteran nga Kosova, i cili jeton prej rreth tridhjetë vitesh në Zvicër ku vazhdon me entuziazëm të madh angazhimin e tij në gazetari.
Krahas punës në mbulimin e aktiviteteve të diasporës, z. Rifati ka treguar viteve të fundit një kontribut shumë të çmueshëm në afirmimin e vlerave kulturore e kombëtare të arbëreshëve ëtë Italisë, duke vizituar rregullisht ngulimet e atjeshme arbëreshe, të cilave u ka kushtuar edhe libra autorialë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër















