Lajme
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz
Sipas tij, përzgjedhja e nxënësve në një moshë kaq të hershme rrit pabarazitë sociale
Presidenti i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave në Zvicër, Thomas Minder, ka kërkuar heqjen e provimeve për pranimin në gjimnaz, duke vënë në pikëpyetje sistemin aktual të arsimit.
Sipas tij, përzgjedhja e nxënësve në një moshë kaq të hershme rrit pabarazitë sociale. Ai thekson se çdo kalim i hershëm në sistemin arsimor favorizon fëmijët nga familjet më të privilegjuara.
Minder propozon që përzgjedhja e nxënësve të bëhet më vonë, në fund të shkollimit, dhe jo përmes provimeve në faza të hershme.
Ai gjithashtu sugjeron krijimin e klasave më të përziera, me nivele të ndryshme vështirësie, shkruan watson.ch, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, ai kritikon edhe sistemin e përgatitjes së mësuesve, duke thënë se kërkesat ndaj tyre janë rritur shumë dhe se trajnimi aktual nuk është i mjaftueshëm.
Sipas tij, nevojitet një arsimim më i gjatë dhe më i thelluar për mësuesit.
Megjithatë, propozimet e tilla pritet të hasin vështirësi politike, pasi do të kërkonin reforma të mëdha dhe kosto shtesë në sistemin arsimor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një banor raportoi në polici se kishte vënë re një person... -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë










