Lajme
Të rinjtë zviceranë nuk kërkojnë më ndryshim – stabiliteti bëhet prioritet
Një studim i ri tregon se të rinjtë në Zvicër po largohen nga ideja e rebelimit dhe po orientohen gjithnjë e më shumë drejt sigurisë dhe stabilitetit në jetë
Të rinjtë zviceranë po tregojnë një ndryshim të dukshëm në mentalitet, duke preferuar stabilitetin në vend të ndryshimeve radikale apo kundërshtimeve, sipas një studimi të fundit nga instituti GFS Bern, transmeton albinfo.ch.
Hulumtimi, i realizuar me mbi 1,000 persona të moshës 16–30 vjeç, sfidon stereotipin e një rinie rebele dhe të prirur ndaj rrezikut. Sjellje si rebelimi, eksperimentimi apo kundërshtimi i sistemit po humbin rëndësinë, ndërsa siguria dhe vazhdimësia po bëhen vlera kryesore.
Ky ndryshim lidhet ngushtë me pasigurinë sociale dhe ekonomike. Vetëm 16% e të rinjve shprehen optimistë për shoqërinë, ndërsa 36% kanë një këndvështrim pesimist dhe pjesa tjetër mbeten të pavendosur.
Ndërkohë, shëndeti – fizik dhe mendor – renditet si prioriteti më i madh për këtë gjeneratë, madje më i rëndësishëm se karriera.
Studimi tregon gjithashtu dallime mes gjinive: gratë e reja kanë qëndrime më progresive, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e të rinjve meshkuj mbështesin modele tradicionale familjare. Megjithatë, shumica dërrmuese pajtohen që të dy prindërit duhet të kontribuojnë njësoj në rritjen e fëmijëve.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













