Lajme
Fundjava në Zvicër sjell diell dhe temperatura të ngrohta
Diell dhe temperatura verore në fundjavë në Zvicër
Fundjava në Zvicër akterizohet nga mot i ngrohtë, shumë diell dhe pak erë. Sipas meteorologëve, ditët në vijim do të jenë ideale për aktivitete në natyrë, megjithëse temperaturat në mëngjes mbeten ende relativisht të freskëta, përcjell albinfo.ch.
Sipas meteorologut Klaus Marquardt nga MeteoNews, temperaturat do të rriten gradualisht gjatë ditëve në vijim. Të enjten priten rreth 19 deri në 20 gradë Celsius, të premten 21 deri në 22 gradë, ndërsa të shtunën temperaturat mund të arrijnë deri në 23 gradë.
Në kantonin jugor Ticino temperaturat do të jenë edhe më të larta, duke arritur nga 23 deri në 25 gradë Celsius, çka krijon një ndjesi pothuajse verore për këtë periudhë të pranverës.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë që qytetarët të mos largojnë ende xhaketat e lehta. Në mëngjes temperaturat mbeten të freskëta dhe një xhaketë është ende e nevojshme, ndërsa nga fundi i paradites dielli bëhet më i fortë dhe pasditja mund të kalohet me rroba më të lehta, madje në shumë vende edhe vetëm me bluzë me mëngë të shkurtra./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kanadë
Shqiptari nga diaspora që po ndërthur teknologjinë me drejtësinë përmes inteligjencës artificiale Halil Aliu, shqiptari në Kanada, themeluesi i “Nobel AI Legal” po zhvillon zgjidhje inovative që synojnë... -
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Jeta në Zvicër
-
Banka Kombëtare Zvicerane raporton humbje prej gjysmë miliardi dollarësh në tremujorin e parë Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) pësoi një humbje prej 0.5 miliardë CHF në tremujorin e parë, të... -
UBS kundërshton rregullat e reja bankare në Zvicër -
Të ardhurat nga taksat zvicerane rriten nga norma minimale e taksave e OECD-së -
Metroja e Lozanës drejt modernizimit të madh -
Cyrihu: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve











