Lajme
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër
Koreografi me origjinë shqiptare u prezantua me veprën “Le Parc” nën piramidën ikonike të Louvre, në kuadër të ekspozitës “Michel-Angel Rodin. Living bodies”.
Një mbrëmje e veçantë artistike është mbajtur në Musée du Louvre në Paris, ku Paris Opera Ballet ka performuar nën piramidën ikonike të muzeut, në kuadër të ekspozitës “Michel-Angel Rodin. Living bodies”, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të kësaj nate të jashtëzakonshme ishte koreografi me origjinë shqiptare Angelin Preljocaj, i cili u prezantua me veprën e tij të njohur “Le Parc”, e mirëpritur me entuziazëm nga publiku për elegancën, ndjeshmërinë dhe forcën artistike që përcolli në skenë.
Prania e Preljocajt në një nga hapësirat më prestigjioze kulturore në botë konsiderohet një moment i rëndësishëm, jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për prezantimin e artit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
I shoqëruar nga muzikantët e Paris Opera Orchestra, aktiviteti solli dy shfaqje që u vlerësuan si të paharrueshme, duke krijuar një ndërthurje të veçantë mes vallëzimit dhe artit skulpturor. Mbrëmja vuri në pah fuqinë shprehëse të lëvizjes, bukurinë e trupit në dinamikë dhe dialogun intim mes kërcimit dhe skulpturës.
Programi artistik përfshiu gjithashtu edhe vepra të njohura si “Rhapsody” nga Frederick Ashton, “Three Gnossiennes” nga Hans van Manen dhe “Supercorps” nga Yvon Demol.
Ky aktivitet i pazakontë konfirmoi edhe një herë rolin e Parisit si një qendër botërore e kulturës, ndërsa suksesi i “Le Parc” dëshmoi ndikimin dhe kontributin e artistëve me origjinë shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Si përballen banorët e huaj në Zvicër me më shumë vështirësi sesa zviceranët Shumë shtetas të huaj në Zvicër, qoftë nga lindja apo prejardhja, nuk kanë të njëjtin standard... -
Iniciativat popullore: A janë 100,000 nënshkrime shumë pak? -
Deri në 250 franga gjobë për hedhjen pa kujdes të mbeturinave -
Nga 1 gushti, Swiss rifillon fluturimet për në Tel Aviv -
Më 1 gusht Zvicra do të fillojë natyralizimin e dixhitalizuar












