Lajme
Zvicër: Mos harroni: radar-detektorët janë të paligjshëm
Përpjekja për të “mposhtur” kamerat e shpejtësisë në Zvicër mund t’ju kushtojë shtrenjtë.
Një banore nga Gjermania është gjobitur me 100 franga pasi autoritetet gjetën një radar-detektor në makinën e saj – një pajisje që është e ndaluar sipas ligjit zviceran.
Zyrtarët thonë se këto pajisje, të cilat përdoren për të zbuluar kontrollet e shpejtësisë, janë të paligjshme jo vetëm për përdorim, por edhe për import dhe posedim, pasi ato minojnë zbatimin e rregullave të trafikut.
Një hetim i gazetës Blick ka zbuluar se këto pajisje mund të blihen lehtësisht online nga jashtë dhe shpesh kalojnë kufirin pa u vënë re, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet doganore paralajmërojnë se, nëse zbulohen, pajisjet konfiskohen dhe zakonisht shkatërrohen, ndërsa pronarët gjobiten.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












