Kosova
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani
Ajan Hajrullahu ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Matematike Europiane (EMO) 2026, e cila u mbajt në Vilnius të Lituanisë.
Nxënësi Ajan Hajrullahu ka fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën Matematike Europiane (EMO) 2026, e mbajtur në Vilnius të Lituanisë, ndërsa ekipi i Kosovës siguroi edhe dy Mirënjohje Nderi, të fituara nga Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti, njofton Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, përcjell albino.ch.
“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësin Ajan Hajrullahu për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin e denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!”, thuhet në njoftim.
Ajan Hajrullahu është nxënës i klasës së 12-të, Lyron Celina i klasës së 11-të, ndërsa Vesa Xhymshiti nxënëse e klasës së tetë, të tre nga Shkolla e Shkencës “New York School of Science in Kosova”.
Shoqata thekson se EMO është një nga garat më të rëndësishme evropiane të matematikës, ku marrin pjesë nxënësit më të mirë të kontinentit.
Olimpiada është zhvilluar nga 23 deri më 29 prill 2026, ndërsa testet janë mbajtur më 25 dhe 26 prill, me nga katër orë e gjysmë secila ditë. Sipas Shoqatës, dy detyra të testit janë propozuar nga ekipi i Kosovës, me autorë Dorlir Ahmeti dhe Haris Shaqiri.
“Përzgjedhja e problemeve të propozuara nga Kosova në një garë kaq prestigjioze dëshmon nivelin e lartë profesional dhe kreativitetin matematikor të komunitetit tonë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Vesa Xhymshiti ka fituar Mirënjohje Nderi edhe në Olimpiadën Matematike Europiane për Vajza (EGMO) 2026, të mbajtur në Francë, ku ishte shumë pranë medaljes së bronztë, duke mbetur vetëm dy pikë larg.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë e talentuar në matematikë, duke synuar përfaqësim sa më dinjitoz të Kosovës në garat ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Edi Rama ekspozon në “Art Basel” ndërkohë që Tirana “po vlon” Basler Zeitung: "Ndërsa në Shqipëri, ai po polarizon gjithnjë e më shumë si kreu i qeverisë,... -
Bürgenstock, skena e diplomacisë botërore: Resorti zviceran ku pritet të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran -
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit












