Lajme

“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri

Festivali ndërkombëtar nga Kosova sjell në Vjenë një mbrëmje speciale me filma të shkurtër dhe performancë muzikore.

Festivali ndërkombëtar i filmit “Art Without Limit International Film Festival” do të prezantohet për herë të parë në Austri me një mbrëmje të veçantë të titulluar “Best Of – Art Without Limit”, transmeton albinfo.at.

Në prag të këtij eventi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka mirëpritur përfaqësuesit e festivalit në një takim zyrtar. Në këtë takim ishin të pranishëm z. Michael Stoeger, menaxher i festivalit në Austri, znj. Ganimete Sava, drejtoreshë ekzekutive, z. Burim Haliti, drejtor artistik, si dhe pianisti Unik Ukshini, i cili do të jetë pjesë e performancës artistike gjatë mbrëmjes.

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, u shpreh mikpritës ndaj ekipit organizator, duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të kulturës dhe artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Pas një suksesi të arritur në Kosovë dhe në disa vende të tjera, festivali do të sjellë në Vjenë një përzgjedhje të filmave të shkurtër të vlerësuar në festivale ndërkombëtare. Një nga momentet kryesore të mbrëmjes do të jetë shfaqja e filmit të shkurtër kosovar “Sara”, prodhim i “Art Without Limit”.

Eventi do të mbahet më 1 maj në Quartier Wolkersdorf-Vienna, në adresën Kirchenpl. 1A, 2120 Wolkersdorf im Weinviertel. Hapja e dyerve dhe ekspozita fillojnë në ora 16:30, ndërsa shfaqjet e filmave në ora 18:30./Albinfo.at

Mund të jetë një ilustrim i biçikletë dhe teksti që thotë "Starke Stimmen Wahre Geschichten Gelebte Inklusion presonted Kulturwolke Tickets: www. .kulturwolke.at & Bürgerservice Wolkersdorf best of ART WITHOUT LIMIT INTERNATIONAL FILM FESTIVAL 18:30 internationale, prämierte Kurzfilme 16:30 Einlass zur Ausstellung imFoyer im Foyer 1.MA Quartier Wolkersdorf bapdiecefoei! bacciere Kirchenplatz 1A 2120 Wolkersdorfir Weinviertel Publikums- Gespräche GERIN M:Dkgukkukin JURACZKA ケ VZIV Bundesverband FirMensshenri Eelindhrungen prominente Gäste HUMANOCARE Warw:nsater.con WE&ME ME ArtWithoutLimit Paatocies ottobock. K. Glot21 SAPHENUS MVG aquamarin doc. doc.films"