Integrimi
Valoni shpëton gjermanen nga vdekja në valët e liqenit
„Në fakt nuk më shkohej atë pasdite në liqenin Brombachsee. Por për t`ua bërë qejfin fëmijëve megjithatë shkuam”, kujton Valon Hallaçi, shqiptari 34 vjeçar nga Nürnbergu atë ditë “të çuditshme”. Kanë qenë njëqind arsye për të mos shkruar atë ditë në liqe… Dhe në një ditë të tillë ai ka shpëtuar një grua nga vdekja e sigurt, shkruan nordbayern.de.
Andrea S., një gjermane 52 vjeçe nga Ellingen-i, e cila e njeh veten si notare të mirë dëshiron të freskohet në liqe. Ajo thotë se që nga fëmijëria ka qene notare dhe se para se t`i ndodhte kjo që i ndodhi, habitej se si të tjerët mbyteshin në ujë, transmeton albinfo.ch.
Ajo hidhet ne ujë dhe provon të kalojë not një distancë që e kishte kaluar shumë herë të tjera. Por kësaj here po frynte një erë. Rrugën e shkuarjes e kalon pa problem por gjatë kthimit diçka nuk ishte në rregull. E dërmuar, Andrea provon të pushojë duke notuar në shpinë por një valë që vjen i fut ujin në gojë dhe kështu atë e kaplon paniku. Rreth 10-15 minuta ajo ka luftuar për jetë o vdekje. Pastaj, gruaja besimtare thotë se është lutur “Jezus, me ndihmo”.
Dhe në ato momente Valon Hallaçi me të shoqen Raben dhe tre fëmijët që po lundronin me një barkë me pedale e vë re gruan që po mbytej. Kur e pamë, u dhamë pedaleve me sa fuqi që kishim për t`iu afruar viktimës”, tregon Hallaçi. Gruaja e tij nuk e lejoi të hidhej në ujë.
“Kisha frikë se gruaja që po mbytej do të kapej pas tij dhe do të mbyteshin pastaj të dy” thotë gruaja e Valonit, Raba, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Kështu, ai e nget barkën në afërsi të Adrea S., e kap në sekondën e fundit për krahësh dhe e tërheq trupin pothuaj të fjetur në barkë. “Ishte jashtëzakonisht e rëndë” thotë Valoni i fuqishëm. Dhe unë vetëm mund të shpresoja që ajo të ishte ende gjallë “.
Pastaj Valoni alarmon ndihmë e parë e cila vjen dhe e merr Andrean. “Ajo kishte nxjerrë nga goja shume ujë. Dhe jam shumë i sigurt se sikur ne të mos ndodheshim rastësisht aty, ajo do të ishte sot e vdekur”, thotë ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim











