Kosova
Kosovë: KQZ obligon të gjitha partitë të deklarojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se të gjitha partitë politike të regjistruara dhe aktive në Kosovë janë të detyruara të deklarojnë nëse do të marrin pjesë apo jo në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se partitë duhet gjithashtu të informojnë KQZ-në brenda afatit të përcaktuar nëse planifikojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni teksa tha se ky obligim vlen për gjithsej 53 parti politike që aktualisht janë të regjistruara dhe funksionale në vend.
“Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë, janë të obliguara që në një afat prej 7 ditësh, pra nga 1 maji deri më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në, për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Kosovë, pra jo edhe për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai për klankosova, ka theksuar se deri më 7 maj, partitë kanë afat që të njoftojnë KQZ-në në rast se duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 7 maj 2026. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe sipas ligjit, partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar derisa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, tha ai.
E-Diaspora
-
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore Një i ri shqiptar në Zvicër, Dionys Thaqi, po prezanton një projekt inovativ në kuadër të... -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Farmacitë në Bazel në veprim kundër dhunës në familje Farmacitë në Bazel duan t’i sensibilizojnë punonjësit e tyre ndaj shenjave të dhunës në familje me... -
Pabarazitë në rritje në Zvicër -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën












