Lajme
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër
Interesi për aktivitetin fizik dhe jetesën e shëndetshme në Zvicër po rritet ndjeshëm, me gjithnjë e më shumë qytetarë që frekuentojnë palestrat.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë vitit 2025 rreth 1.45 milionë persona kanë qenë të regjistruar në qendra fitnesi, që përfaqëson një në pesë të rritur në vend, transmeton albinfo.ch.
Rritja e numrit të anëtarëve është shoqëruar edhe me zhvillim ekonomik të sektorit, ku të ardhurat e industrisë së fitnesit janë rritur me 4.4%, duke arritur në rreth 1.36 miliardë franga zvicerane.
Ekspertët e lidhin këtë trend me të ashtuquajturin “megatrend të shëndetit”, i cili po ndikon sidomos tek të rinjtë. Grupi më aktiv në palestra mbetet ai i moshës 20–29 vjeç, që po i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi mirëqenies fizike dhe stilit të jetesës.
Ndërkohë, kërkesa është rritur për shërbime më të personalizuara si trajnimet individuale, programet wellness dhe këshillimi ushqimor, ndërsa interesi për trajnime digjitale dhe programe grupore ka shënuar rënie.
Këto zhvillime tregojnë se fitnesi në Zvicër po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme, duke reflektuar një ndryshim të qëndrueshëm në stilin e jetesës së popullsisë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje











