Kosova
Haxhiu thirrje mërgatës: Regjistrohuni dhe merrni pjesë në zgjedhje
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka nisur sot dhe zgjat deri më 17 maj
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje drejtuar mërgatës që të regjistrohet dhe të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, transmeton albinfo.ch.
Përmes një videoadresimi, Haxhiu theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimet e Kosovës, duke kujtuar sakrificat dhe kontributin e saj ndër vite.
“Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë”, u shpreh Haxhiu.
Ajo i bëri thirrje mërgatës që të vazhdojë kontributin për vendin duke u bërë pjesë aktive e vendimmarrjes.
“Vazhdoni kontributin tuaj për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes. Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin dhe flisni me familjarët, miqtë dhe të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër”, shtoi ajo.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor. Video/Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














