E-Diaspora
Dren Feka, fitues i çmimit “Talenti i ri i futbollit” te ekipi i Hamburgut
Mbrojtësi i majtë, 18-vjeçari Dren Feka, është nderuar me çmimin e vitit si “Talenti i ri i futbollit” nga klubi i Hamburgut në Gjermani.
Gjatë afatit kalimtar të verës Valon Behrami u largua pa lënë ndonjë mbresë nga ekipi gjerman HSV Hamburg, për të kaluar në FC Watford, në premier ligën angleze.
Por një yll që duket se do të shndritë te kjo skuadër është i riu tjetër shqiptar, Dren Feka.
Djaloshi vushtrrias këto ditë nga duart e portierit legjendar të Hamburgut, Toni Schumacher, mori çmimin si “Talenti i ri i futbollit” i vitit të Hamburgut. Pas marrjes së këtij çmimi, ai u shpreh:
“Ky është një nder i madh për mua dhe unë jam shumë i lumtur”, citon dfb.de, transmeton albinfo.ch.
Dren Feka aktivizohet për U23 të Hamburgut, ndërsa në disa ndeshje ka luajtur edhe për ekipin e parë të HSV Hamburg.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














