Jeta në Zvicër
Bien çmimet e konsumit në Zvicër
Çmimet e konsumit në tregun zviceran në muajin gusht të këtij viti ishin më të ulëta prej 0.2 për qind në krahasim me muajin korrik, ndërkohë që norma vjetore ka shënuar rënie në 1.4 për qind.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin gusht ishte 97.6 pikë (sipas bazës së 100 të dhjetorit 2010), dhe trendi i deflacionit në muajin gusht krahasuar me muajin korrik ishte kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë, si dhe shërbimet spitalore, bën të ditur Zyra Federale zvicerane e statistikave.
Në korrik shkalla e deflacionit në Zvicër arriti në 1.3 përqind në bazë mujore.
Rënia e çmimeve në muajin gusht (në krahasim me muajin korrik), është regjistruar në sektorin e produkteve për mirëmbajtjen e banesave, pijeve alkoolike dhe duhanit, strehimit dhe energjinë dhe transportin, ndërkohë çmimet e pijeve joalkoolike ishin në rritje.
Çmimet e produkteve të brendshme kanë mbetur të pandryshuara në muajin gusht krahasuar me muajin korrik, ndërsa çmimet e produkteve të importuara ishin në rënie me 0.6 për qind në krahasim me muajin korrik dhe 5.5 për qind në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














