Lajme
Çfarë është hapur dhe mbyllur sot në Zvicër?
Shumica e bizneseve dhe institucioneve në Zvicër mbyllen gjatë festës publike, por disa shërbime esenciale dhe pika të caktuara vazhdojnë punën normalisht.
Sot, më 14 maj, Zvicra shënon festën e Ascension (Ngjitja e Krishtit), e cila është ditë pushimi zyrtar në të gjitha kantonet. Si pasojë, shumica e bizneseve dhe institucioneve do të jenë të mbyllura, megjithëse jo të gjitha, përcjell albinfo.ch.
Supermarketet dhe shumica e dyqaneve me pakicë nuk do të punojnë, por përjashtim bëjnë pikat që ndodhen në aeroportet dhe stacionet kryesore të trenave. Po ashtu, të hapura mbeten edhe dyqanet e vogla të furnizimit në pompa benzine, si Coop Pronto dhe Migrolino.
Kafenetë dhe lokalet e vogla, si çajtoret, në shumë raste do të qëndrojnë të hapura, duke u ofruar qytetarëve mundësi për shërbim. Edhe një pjesë e restoranteve pritet të vazhdojnë punën, ndonëse disa të tjerë mund të jenë të mbyllur.
Transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës. Trenat, autobusët dhe tramvajet do të qarkullojnë më rrallë se në ditët e punës, por shërbimi do të vazhdojë normalisht dhe oraret mund të kontrollohen përmes aplikacionit ose faqes së SBB.
Sa i përket shërbimeve shëndetësore, farmacitë do të jenë të mbyllura, por disa prej tyre do të funksionojnë me orar kujdestarie. Informacioni për farmacitë e hapura mund të merret në numrin 1811.
Në rast emergjencash mjekësore, spitalet dhe urgjencat do të punojnë normalisht. Për ndihmë urgjente duhet të thirret numri 144, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë të qasshëm 24 orë në ditë në numrat 117 dhe 118.
Autoritetet theksojnë se ambulanca duhet të thirret vetëm në raste vërtet emergjente. Për raste jo-urgjente, qytetarët këshillohen të kontaktojnë shërbimet kantonale mjekësore për të marrë informacion se te cili mjek ose dentist kujdestar duhet të drejtohen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve 84% e qiramarrësve shprehin pasiguri për strehimin, ndërsa kërkohet mbrojtje më e fortë ligjore nga kantoni.... -
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër? -
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme











