Lajme
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
I vetmi shqiptar me punim shkencor në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane të Otorinolaringologjisë në Ulm, pjesëmarrës edhe në kongresin evropian CEORL-HNS në Suedi
Mjeku shqiptar Rinor Ajeti, specialist në fushën e Otorinolaringologjisë (ORL), po shënon sukses të vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare shkencore, duke u bërë pjesë e kongreseve më prestigjioze në Evropë dhe duke përfaqësuar denjësisht profesionistët shqiptarë në mjekësi, transmeton albinfo.ch.
Në Kongresin e 97-të të Shoqatës Gjermane për Otorinolaringologji, Kirurgji të Kokës dhe Qafës, i mbajtur në Ulm të Gjermanisë, Ajeti ishte i vetmi shqiptar mes shumë autorëve dhe studiuesve gjermanë që prezantoi një punim shkencor.
Pjesëmarrja dhe prezantimi i tij në një nga ngjarjet më të rëndësishme mjekësore në Gjermani konsiderohet një arritje e veçantë, duke dëshmuar nivelin profesional dhe kontributin e tij në fushën e ORL-së.
Përveç kësaj, Rinor Ajeti ka qenë pjesë edhe e kongresit evropian CEORL-HNS (European Federation of Otorhinolaryngology – Head & Neck Surgery) në vitin 2026, i mbajtur në Gothenburg të Suedisë, një nga platformat më të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe risive në këtë fushë.
Ajeti njihet gjithashtu si autor i një numri të madh publikimesh shkencore, të botuara në revista të njohura ndërkombëtare të shëndetësisë, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe praktikave moderne në mjekësi.
Suksesi i tij po shihet si një shembull frymëzues për profesionistët e rinj shqiptarë dhe një dëshmi e përfaqësimit të denjë të mjekëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? Përkthimet automatike nxisin përdorimin e italishtes në Administratën Federale dhe lehtësojnë komunikimin midis komuniteteve gjuhësore, por... -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve













