Kosova
Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt
Ai është paraqitur për intervistim në Stacionin e Policisë në Skenderaj pasditen e së premtes, dhe pas më pak se një ore është liruar në procedurë të rregullt
Në lidhje me sulmin fizik mbi Hysni Mehanin sot është paraqitur në polici kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Pas intervistimiti është liruar në procedurë të rregullt. Përderisa Mehani u lirua nga Spitali dhe e akuzoi Lushtakun për sulmin, në Skenderaj tensionet u përcollën me grumbullime qytetarësh e akuza politike
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është paraqitur në polici pasi dyshohet se, bashkë me persona të tjerë, sulmoi fizikisht zëvendësministrin e Financave, Hysni Mehani, i cili drejton Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë dhe është kandidat për deputet.
Ai është paraqitur për intervistim në Stacionin e Policisë në Skenderaj pasditen e së premtes, dhe pas më pak se një ore është liruar në procedurë të rregullt, raporton koha.net. E, qindra qytetarë u mblodhën te Stacioni i Policisë, përfshirë edhe me mjete motorike si traktorë të vendosur në rrugë, me arsyetimin se do të pengojnë arrestimin apo transferimin e mundshëm të Lushtakut diku tjetër.
Një ditë më parë Prokuroria njoftoi se kryetari i Skenderajt nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim. E, në orët e vona të së enjtes, në Skenderaj u panë edhe mjete të njësisë elite të policisë, që nga eksponentë të Partisë Demokratike (PDK), së cilës i përket Lushtaku, u pa si mësymje për ta arrestuar atë. Pas kësaj, qindra qytetarë dolën në rrugët e qytetit, tek objekti i Komunës dhe te stacioni i Policisë.
Pas intervistimit, Lushtaku tha se ngjarja ka ngjyrim politik dhe se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do që të viktimizohet në prag të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













