Lajme
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Në Gjenevë është zhvilluar mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon”, një aktivitet që bashkoi komunitetin shqiptar në një atmosferë festive të mbushur me muzikë, valle dhe traditë.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë, duke vlerësuar kontributin e organizatorëve dhe artistëve të përfshirë.
Eventi u organizua nga Shoqata “Rinia Contact”, një organizatë me 28 vite angazhim në shërbim të komunitetit shqiptar, në bashkëpunim me Swiss Albania Event.
Programi artistik u pasurua nga performanca të ndryshme, përfshirë Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi” nga Prizreni nën drejtimin e koreografit Gezim Sertollaj, si dhe një grup artistik nga Kruja me koreografët Uesli Alushi dhe Kristjan Kavalli. Në skenë u ngjitën gjithashtu artistët Mimoza Nazarko, Edmond Basha, Bardh Ramadani dhe grupi Art Band Art.
Mbrëmja u karakterizua nga valle tradicionale, muzikë dhe elemente të kulturës shqiptare, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar, pavarësisht largësisë gjeografike.
Aktiviteti “Vallja na Bashkon” dëshmon rolin e artit dhe traditës si ura lidhëse mes brezave dhe si faktor i rëndësishëm për forcimin e komunitetit shqiptar në diasporë.
Në fund të aktivitetit u vlerësua edhe kontributi i organizatores Rezarta Sejdiu Shatri për angazhimin e saj në promovimin e rinisë shqiptare në Zvicër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran














