Kosova
NATO: Serbia e di kush janë autorët e sulmit në Banjskë, kërkohet llogaridhënie
Aleanca kërkon zbardhje të plotë dhe dorëzimin e përgjegjësve për sulmin e vitit 2023 në veri të Kosovës
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton, ka deklaruar në Prishtinë se Aleanca pret drejtësi për sulmin në Banjskë të vitit 2023, duke theksuar se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe se Serbia, sipas tij, i njeh ata, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile, por NATO vazhdon të mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi.
Hamilton nënvizoi se përparimi në marrëdhëniet NATO–Serbi dhe në bashkëpunim praktik varet nga përmbushja e kërkesës për llogaridhënie lidhur me sulmin, shkruan telegrafi.
Ai përsëriti se NATO mbështet dialogun Kosovë–Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe kërkon që procesi të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të strukturuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
20 për qind e nxënësve zviceranë mbeten prapa në lexim dhe matematikë Fëmijët në klasën e dytë në Zvicër kanë ende hapësirë për përmirësim në lexim dhe matematikë.... -
Rritje e fortë e falimentimeve në vitin 2025 -
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues














