Kosova
Gjykata Supreme në Kosovë vërteton vendimin e PZAP-së, refuzon ankesën e Listës Serbe
Gjykata Supreme në Kosovë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Lista Serbe”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e lënë në fuqi vendimin e këtij institucioni.
Sipas njoftimit, në seancën e mbajtur sot, Gjykata Supreme ka vendosur që ankesa e “Listës Serbe” të refuzohet si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së të vërtetohet.
PZAP, me vendimin ZP.Anr.5/2026 të datës 18 maj 2026, kishte refuzuar gjithashtu si të pabazuar ankesën e “Listës Serbe” të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kishte të bënte me certifikimin e 10 kandidatëve të subjektit politik “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026, transmeton albinfo.ch.
Në ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme, “Lista Serbe” kishte pretenduar shkelje të Kushtetutës së Kosovës, shkelje të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, duke kërkuar anulimin e vendimit të PZAP-së dhe të vendimit të KQZ-së dhe detyrimin e KQZ-së për nxjerrjen e një vendimi të ri.
Megjithatë, pas shqyrtimit të pretendimeve, përgjigjes në ankesë dhe shkresave të lëndës, Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankesa është e pabazuar.
Sipas arsyetimit, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankuesi nuk ka ofruar prova “konkrete, të besueshme dhe bindëse” për të mbështetur pretendimet se kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja nuk i përkasin komunitetit serb.
Gjykata Supreme ka theksuar se publikimet në portale elektronike apo artikuj medialë nuk përbëjnë prova juridikisht relevante për të vërtetuar përkatësinë etnike të kandidatëve, duke nënvizuar se barra e të provuarit bie mbi ankuesin dhe se pretendimet për shkelje kushtetuese apo ligjore nuk mund të mbështeten vetëm në supozime.
Po ashtu, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, duke respektuar parimet e barazisë, të drejtave zgjedhore dhe mbrojtjes së komuniteteve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës














