Lajme
Turistët e huaj mund të përfitojnë më lehtë nga kthimi i TVSH-së në Zvicër
Parlamenti mbështet uljen e pragut për kthimin e TVSH-së nga 300 në 150 franga
Turistët e huaj që bëjnë blerje në Zvicër mund të përfitojnë së shpejti më lehtë nga kthimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Këshilli Kombëtar ka mbështetur një propozim që synon ta bëjë vendin më tërheqës për vizitorët që shpenzojnë gjatë qëndrimit të tyre, përcjell albinfo.ch.
Të martën, deputetët miratuan një mocion të paraqitur nga deputeti Leo Müller, i cili kërkon uljen e shumës minimale të blerjeve për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së, nga 300 franga sa është aktualisht, në 150 franga.
Sipas Müllerit, turistët e huaj luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë zvicerane. Përveç produkteve të shtrenjta si orët zvicerane, ata blejnë edhe suvenire, specialitete ushqimore vendore dhe produkte artizanale, duke kontribuar në ekonominë lokale.
Ai theksoi gjithashtu se Zvicra ka aktualisht një nga kufijtë më të lartë për përfitimin e kthimit të TVSH-së krahasuar me shumë vende të tjera, gjë që e bën më pak konkurruese për blerësit ndërkombëtarë.
Nëse ndryshimi miratohet përfundimisht, turistët do të mund të kërkojnë kthimin e TVSH-së edhe për blerje me vlerë më të ulët, një masë që pritet të nxisë konsumin dhe të forcojë sektorin e turizmit dhe tregtisë në Zvicër. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar Dokumentari “Voice of My People”, që sjell në qendër rrugëtimin politik të deputetit zvicerano-shqiptar Islam Alijaj,... -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Joshua dhe Prenga përballen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit pushton rrjetin
Jeta në Zvicër
-
Anketat tregojnë se iniciativa kundër emigracionit ka gjasa të refuzohet në Zvicër Dy sondazhe të reja sugjerojnë se shumica e votuesve do të votojnë kundër nismës “Jo 10... -
Lucern
I panjohuri sulmon disa gra në Lucern, policia kërkon dëshmitarë -
Zvicër
Saktësi milimetrike: Ulja e helikopterit në Zvicër bëhet virale -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar












