Jeta në Zvicër
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh
46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar
Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bashkimin Evropian po hasin vështirësi serioze në gjetjen e punëtorëve me aftësitë e nevojshme, ndërsa procesi i rekrutimit të punëtorëve nga vendet jashtë BE-së vazhdon të mbetet i ndërlikuar dhe burokratik.
Sipas një sondazhi të ri të Eurobarometrit, 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar. Megjithatë, vetëm 14 për qind e tyre kanë tentuar të punësojnë punëtorë nga vende joanëtare të BE-së gjatë dy viteve të fundit.
Komisioni Evropian paralajmëron se mungesa e fuqisë punëtore po prek një numër të madh sektorësh ekonomikë dhe se pothuajse 84 për qind e profesioneve ishin në mungesë në të paktën një shtet anëtar gjatë vitit 2023.
Ndër kompanitë që kanë provuar të rekrutojnë jashtë BE-së, më shumë se gjysma e përshkruajnë procesin si të vështirë. Pengesat kryesore janë procedurat komplekse të emigracionit dhe lejeve të punës, vështirësitë në gjetjen e kandidatëve të përshtatshëm dhe barrierat gjuhësore, transmeton albinfo.ch.
Situata ndryshon dukshëm nga një shtet në tjetrin. Në Gjermani rreth një e katërta e ndërmarrjeve kanë tentuar të punësojnë punëtorë nga jashtë BE-së, ndërsa në Maltë kjo shifër arrin në 48 për qind. Në vende të tjera si Franca, Suedia dhe Hungaria përqindja mbetet shumë më e ulët.
Komisioni Evropian vlerëson se potenciali për të tërhequr punëtorë nga jashtë BE-së mbetet ende i pashfrytëzuar, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë 99 për qind të bizneseve në Evropë.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













