Shqipëria
Shqipëria tronditet nga vrasja e zyrtarit policor
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion, ndërsa kreu i qeverisë njoftoi shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’
Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq (Shqipëri), ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli dhe i plagosur kolegu i tij Edison Adri.
Autori i krimit ka hapur zjarr ndaj policisë pasi ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke i marrë jetën 34-vjeçarit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe efektivi 36-vjeçar.
Viktima la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion, ndërsa kreu i qeverisë njoftoi shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi












