Lajme
49 persona vdesin nga etja në Sahara
Vetëm dy persona mbijetuan në kushtet e temperaturave ekstreme. Ata ecën më shumë se 50 kilometra dhe më pas njoftuan autoritetet
Në Nigerin verior, 49 persona vdiqën nga etja në shkretëtirën e Saharasë pasi një kamion u prish gjatë rrugës. Udhëtarët ishin duke u kthyer nga Mali për të festuar festën islamike të Kurban Bajramit me familjet e tyre në Niger, njoftoi qeveria rajonale e Agadezit, shkruajnë mediat botërore.
Mjeti u prish në një rajon të largët shkretëtire më shumë se 80 kilometra në perëndim të qytetit kufitar të Assamakës.
Përpjekjet për riparim të kmionit dështuan dhe grupi mbeti i bllokuar pa ujë në temperatura ekstreme të larta.
Vetëm dy persona mbijetuan në këto kushte. Ata ecën më shumë se 50 kilometra dhe më pas njoftuan autoritetet në Assamaka.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Një grup infermierësh dhe profesionistësh shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër kanë themeluar “Lidhjen e Infermierëve Shqiptarë... -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm Këshilli Federal e justifikon kërkesën e tij për më shumë fonde duke përmendur rritjen nga BE-ja... -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025 -
Presidenti zviceran nuk është i befasuar nga lëvizja e fundit e tarifave të SHBA-së












