Lajme
Katër helikopterë ushtarakë amerikanë fluturojnë mbi Zvicër, ushtria jep sqarime
Kalimi i helikopterëve Chinook të ushtrisë amerikane mbi territorin zviceran ngjalli reagime dhe pyetje nga qytetarët, ndërsa autoritetet konfirmuan se fluturimi ishte i autorizuar.
Katër helikopterë ushtarakë tip Chinook të ushtrisë amerikane janë parë të mërkurën në mbrëmje duke fluturuar nga Gjermania drejt Zvicrës, duke shkaktuar habi dhe diskutime në mesin e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, helikopterët u nisën nga zona e Friedrichshafenit në Gjermani dhe kaluan kufirin zviceran pranë Kreuzlingenit, përpara se të vazhdonin fluturimin në drejtim të Cyrihut dhe më pas Gjenevës.
Pamjet e publikuara tregojnë katër helikopterët duke fluturuar njëri pas tjetrit në drejtim jugperëndimor. Shumë qytetarë shprehën habinë për praninë e mjeteve ushtarake amerikane në hapësirën ajrore zvicerane, duke ngritur pyetje nëse ato kishin lejen e nevojshme për të operuar mbi territorin e vendit.
Zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Stefan Hofer, konfirmoi se bëhej fjalë për helikopterë Chinook të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe se për fluturimin drejt Gjenevës ishte lëshuar autorizimi përkatës nga autoritetet zvicerane.
Helikopteri Chinook konsiderohet një nga mjetet më të rëndësishme të transportit ushtarak në botë. Ai njihet për konfigurimin e tij karakteristik me dy rotorë dhe përdoret gjerësisht për transportin e trupave, pajisjeve të rënda dhe operacioneve logjistike në zona të ndryshme.
Autoritetet zvicerane nuk kanë bërë të ditur arsyen specifike të fluturimit, por kanë theksuar se lëvizja e helikopterëve amerikanë ishte plotësisht e autorizuar dhe në përputhje me procedurat e hapësirës ajrore të vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Kafe me Diasporën” në Bonn Bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në një bashkëbisedim të hapur për çështjet dhe interesat e komunitetit... -
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale -
Evropa
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian
Jeta në Zvicër
-
Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës mbështet rolin e të huajve në mbrojtjen civile Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të shtetasve të huaj me leje qëndrimi... -
Zvicra investon 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve në Kosovë -
Dalja e futbollistëve në klub nate ngjall reagime, federata zvicerane sqaron situatën -
Katër nga pesë qytetet më të shtrenjta në Evropë ndodhen në Zvicër -
Vdekje gjatë fluturimit për në Gjenevë, ekuipazhi vendos trupin e pajetë pranë një pasagjeri









