Lajme
“Kafe me Diasporën” në Bonn
Bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në një bashkëbisedim të hapur për çështjet dhe interesat e komunitetit shqiptar në Gjermani.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani të marrin pjesë në takimin “Kafe me Diasporën”, i cili do të mbahet në qytetin e Bonnit, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Konsullatës, aktiviteti synon të krijojë një hapësirë të hapur për komunikim, shkëmbim mendimesh dhe diskutim të temave me interes për komunitetin shqiptar në diasporë.
Përmes këtij takimi, përfaqësuesit diplomatikë synojnë të forcojnë bashkëpunimin me mërgatën, të dëgjojnë idetë, sugjerimet dhe shqetësimet e bashkatdhetarëve, si dhe të nxisin dialogun në një atmosferë miqësore dhe të afërt.
Takimi do të mbahet më 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në lokalin Cafe 5 Senses, në Bonn-Bad Godesberg.
Konsullata ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke e konsideruar atë si një mundësi të mirë për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me jetën dhe angazhimin e diasporës kosovare në Gjermani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit Mungesa e dëftesës së regjistrimit mbetet arsyeja kryesore e refuzimit të pakove me fletëvotime të dërguara... -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale -
Evropa
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian -
Singapor
Pianistja kosovare Anila Aliu debuton në Singapor, mahnit publikun me recitalin e saj
Jeta në Zvicër
-
Senati zviceran mbështet financimin e përzier për pensionin e 13-të Të enjten, Senati Zviceran miratoi një propozim të komisionit që pagesa e 13-të e pensionit zviceran... -
Ambasada: Zvicra vazhdon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës -
Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës mbështet rolin e të huajve në mbrojtjen civile -
Zvicra investon 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve në Kosovë -
Dalja e futbollistëve në klub nate ngjall reagime, federata zvicerane sqaron situatën













