Kosova
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Partia në pushtet dominon bindshëm votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja renditen pas saj
Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit, me Lëvizjen Vetëvendosje që ka shënuar një fitore të thellë, transmeton albinfo.ch.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 18,789 vota, që përfaqësojnë 83.28 për qind të votave të vlefshme të hedhura në ambasada dhe konsullata.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 1,608 vota ose 7.13 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1,490 vota, që përbëjnë 6.60 për qind të votave, duke u renditur e treta.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 464 vota apo 2.06 për qind të mbështetjes së votuesve në përfaqësitë diplomatike.
Rezultatet konfirmojnë mbështetjen e lartë që Lëvizja Vetëvendosje gëzon në mesin e mërgatës kosovare, duke dominuar bindshëm procesin e votimit të zhvilluar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Pas përfundimit të këtij procesi, vëmendja tashmë mbetet te numërimi i votave të ardhura përmes postës, të cilat pritet të kenë ndikim në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe në ndarjen finale të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën Qeveria zvicerane sheh potencial të madh për një lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore midis Zvicrës dhe kryeqytetit... -
Italia do të rifillojë pranimin e kërkesave për azil në Dublin nga Zvicra -
Porsche prej 99 mijë frangash nga Zvicra konfiskohet nga dogana gjermane -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Teleferiku ikonik në Davos rrezikon shembjen, ende pa investitor













