Kosova
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë
Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten mijëra vota nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të numërimit të votave, ndërsa tashmë pjesa më e madhe e procedurave zgjedhore është drejt përmbylljes, transmeton albinfo.ch.
Në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike, ndërsa gjatë ditës pritet të përfundojë edhe numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.
Sipas tij, me përfundimin e procesit në kryeqytet, do të mbyllet verifikimi i rezultateve dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat e Kosovës.
Megjithatë, procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar plotësisht. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë mbetur për t’u numëruar fletëvotimet nga votimi përmes postës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Fokusi kryesor tashmë është te votat e ardhura nga diaspora përmes postës, të cilat pritet të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar të partive dhe kandidatëve.
Elezi bëri të ditur se numërimi i këtyre votave nuk do të përfundojë brenda një dite dhe se procesi do të zgjasë edhe për disa ditë të tjera. Kjo për shkak të numrit të madh të pakove postare që duhet të verifikohen dhe numërohen sipas procedurave të parapara.
Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës, duke e bërë këtë një nga proceset më voluminoze të votimit nga diaspora deri më tani.
Përderisa numërimi i votave të rregullta po shkon drejt përfundimit, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të varen edhe nga përfundimi i numërimit të votave me postë, proces që pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër Ngjarja mbledh biznesmene, profesioniste dhe përfaqësues institucionesh nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut... -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind
Jeta në Zvicër
-
Italia do të rifillojë pranimin e kërkesave për azil në Dublin nga Zvicra Një mosmarrëveshje midis Zvicrës dhe Italisë mbi kthimin e azilkërkuesve duket se po i afrohet zgjidhjes.... -
Porsche prej 99 mijë frangash nga Zvicra konfiskohet nga dogana gjermane -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Teleferiku ikonik në Davos rrezikon shembjen, ende pa investitor -
Zvicra me pishinën më të shtrenjtë në Evropë, përballet me kritika nga vizitorët













