Lajme
Zvicra vendos sot: Kufi 10 milionë banorë apo vazhdim i politikës aktuale?
Propozimi kërkon që popullsia e përhershme e vendit të mos e kalojë shifrën prej 10 milionë banorësh deri në vitin 2050
Më 14 qershor, qytetarët e Zvicrës do të votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”, e njohur edhe si Iniciativa për Qëndrueshmëri. Propozimi kërkon që popullsia e përhershme e vendit të mos e kalojë shifrën prej 10 milionë banorësh deri në vitin 2050, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa është paraqitur nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila argumenton se rritja e shpejtë e popullsisë po ushtron presion mbi tregun e banesave, infrastrukturën, trafikun dhe shërbimet publike. Nëse popullsia arrin në 9.5 milionë banorë, autoritetet do të detyrohen të marrin masa kufizuese, veçanërisht në fushën e azilit dhe bashkimit familjar.
Kundërshtarët e iniciativës, përfshirë qeverinë federale, partitë kryesore, organizatat ekonomike dhe bizneset e mëdha, paralajmërojnë se masa mund të dëmtojë ekonominë zvicerane dhe të krijojë mungesë të fuqisë punëtore. Ata theksojnë se shumë sektorë, si shëndetësia, teknologjia dhe industria farmaceutike, varen nga punëtorët e huaj.
Një nga aspektet më të debatueshme është fakti se, nëse popullsia do të kalonte pragun prej 10 milionë banorësh, Zvicra mund të detyrohej të rishikonte ose të anulonte marrëveshjen e lëvizjes së lirë me Bashkimin Evropian, gjë që mund të ndikonte në marrëdhëniet ekonomike dhe shkencore me Evropën.
Sondazhet e fundit tregojnë një avantazh të lehtë për kampin kundër iniciativës, megjithëse gara mbetet e ngushtë dhe një numër i konsiderueshëm votuesish janë ende të pavendosur.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Sipas të dhënave të observatorit evropian të klimës Copernicus, maji i vitit 2026 ishte muaji i... -
“Çmenden” çmimet e banesave në Cyrih -
Çështjet e rëndësishme që vendosen sot -
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn












