Lajme
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër
Qeveria zvicerane po përgatit një reformë që mund t’u ofrojë një mundësi të re personave të zhytur prej vitesh në borxhe. Sipas propozimit, njerëzit që ndodhen në mbingarkesë afatgjatë financiare do të mund të fshijnë të gjitha borxhet e tyre pas një procedure trevjeçare dhe nëse plotësojnë kushte të rrepta ligjore.
Qëllimi i reformës është të ndalojë ciklin e pafund të borxheve, ku interesat dhe detyrimet shtesë e bëjnë pothuajse të pamundur kthimin në stabilitet financiar, transmeton albinfo.ch.
Aktivistët dhe organizatat sociale e kanë përshëndetur propozimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për njerëzit që prej shumë vitesh nuk kanë pasur një rrugë reale për të dalë nga vështirësitë ekonomike.
Sipas modelit të propozuar, personat që përfshihen në procedurë do të duhet të respektojnë kushte strikte gjatë tre viteve, përpara se të mund të përfitojnë nga falja e borxheve të mbetura. Detajet përfundimtare të zbatimit ende nuk janë bërë publike dhe reforma duhet të kalojë hapat e nevojshëm ligjorë.
Në Zvicër, dhjetëra mijëra persona përballen me probleme të vazhdueshme financiare, ndërsa organizatat sociale argumentojnë se sistemi aktual nuk u jep shumë mundësi për një fillim të ri ekonomik. Reforma synon pikërisht krijimin e kësaj mundësie të dytë.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Në Bazel taksat së shpejti do të zbriten direkt nga pagat Në kantonin e Bazel-Stadtit, taksat do të zbriten direkt nga pagat në të ardhmen. 10 ose... -
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë, veçanërisht për udhëtime dhe kohë të lirë -
Projeksionet e para: Zviceranët refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh -
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin -
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë













