Lajme
Projeksionet e para: Zviceranët refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh
Sipas projeksioneve të para kombëtare të publikuara pas mbylljes së votimit, rreth 55% e votuesve kanë votuar kundër, ndërsa 45% në favor të nismës
Qytetarët zviceranë kanë hedhur poshtë iniciativën popullore “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, e cila synonte vendosjen e një kufiri kushtetues për popullsinë e vendit. Sipas projeksioneve të para kombëtare të publikuara pas mbylljes së votimit, rreth 55% e votuesve kanë votuar kundër, ndërsa 45% në favor të nismës.
Instituti gfs.bern i ka dhënë fund pritjes: Parashikimet tregojnë se iniciativa e SVP-së “Jo Zvicër 10-Milionëshe!” nuk do ta kalojë pragun.
Iniciativa e propozuar nga partia SVP/UDC kërkonte që popullsia e përhershme e Zvicrës të mos kalonte 10 milionë banorë deri në vitin 2050.
Ajo parashihte masa kufizuese ndaj migracionit dhe, në rast nevoje, edhe rishikimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë me Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
Kundërshtarët e nismës argumentuan se ekonomia zvicerane varet nga fuqia punëtore e huaj dhe se kufizimet e reja do të rrezikonin vende pune, sistemin shëndetësor dhe marrëdhëniet me BE-në. Qeveria federale, shumica e partive politike dhe organizatat ekonomike kishin bërë thirrje për refuzimin e propozimit.
Megjithëse debati për migracionin, mungesën e banesave dhe presionin mbi infrastrukturën mbetet i fortë në Zvicër, rezultati tregon se shumica e votuesve nuk mbështesin vendosjen e një tavani të rreptë për numrin e banorëve të vendit.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë, veçanërisht për udhëtime dhe kohë të lirë Sipas një studimi të fundit, familjet zvicerane po investojnë gjithnjë e më shumë në udhëtime, aktivitete... -
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin -
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër












