Kosova
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes
Nga 48 ulëse në rezultatet preliminare në 52 mandate aktualisht, falë mbështetjes së fuqishme nga votat me postë dhe përfaqësitë diplomatike
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të ndjeshme të rezultatit pas nisjes së numërimit të votave të diasporës, duke siguruar deri më tani katër mandate më shumë krahasuar me rezultatet preliminare të publikuara pas zgjedhjeve të 7 qershorit, transmeton albinfo.ch.
Sipas rezultateve të përditësuara, Vetëvendosje ka arritur në 45.89 për qind të votave në nivel vendi dhe aktualisht ka 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Në rezultatet preliminare, partia e Albin Kurtit kishte siguruar 42.96 për qind të votave, që përkthehej në 48 mandate parlamentare.
Rritja e numrit të ulëseve vjen kryesisht si rezultat i mbështetjes së madhe nga diaspora. Në votimin e zhvilluar në përfaqësitë diplomatike, Vetëvendosje mori mbi 83 për qind të votave, ndërsa në votimin përmes postës ka siguruar deri tani mbi 70 për qind të mbështetjes.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në 19.96 për qind të votave dhe aktualisht ka 22 mandate në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet forca e tretë politike me 17.04 për qind dhe 19 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.89 për qind dhe 7 mandate.
Megjithëse janë numëruar mbi 22 mijë vota nga përfaqësitë diplomatike dhe dhjetëra mijëra vota me postë, procesi ende nuk ka përfunduar. Për t’u numëruar kanë mbetur edhe rreth 35 mijë zarfe me vota nga diaspora, si dhe rreth 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas trendit aktual, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken më pak të mundshme, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat që kanë mbetur pa u numëruar.
Mandatet në Kuvendin e Kosovës ndahen sipas formulës D’Hondt. Për formimin e Qeverisë së re nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorum prej 80 deputetësh në dy rundet e para të votimit./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Bern
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern organizon festën e Abetares
Jeta në Zvicër
-
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë Swisscoy mund të angazhojë deri në 300 ushtarë, ndërsa misioni në Kosovë është zgjatur deri në... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie












